Miratohen pa konsensus ndryshimet ne Kod |Lajme-News

2020-08-01 0

Komisioni i Ligjeve miratoi të mërkurën në parim draftin e amendimeve në Kodin Zgjedhor, sipas variantit të dakordësuar në Këshillin Politik. Projektligji u miratua vetëm me votat e socialistëve, pasi opozita parlamentare u shpreh kundër, pasi kërkoi me ngulm depolitizimin e komisioneve zgjedhore.
Gjatë prezantimit të projektligjit, Damian Gjiknuri u shpreh se produkti adreson shqetësime të ngritura nga opozita parlamentare, por nuk arriti që të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE-së, pasi sipas tij, më shumë se standardi i ODHIR prevaloi interesi politik.
?Janë reflektuar të gjitha kërkesat e opozitës jashtë parlamentare. Hapja e listave mund të sjellë tensionet dhe probleme, sikur e kam thënë, nuk duhet të kemi droje për këtë?, u shpreh Gjiknuri.
Rudina Hajdari, si e pjesë e Këshillit Politik që miratoi draftin e paraqitur në Kuvend, tha se marrëveshja e arritur më 5 Qershor nuk ka të bëj me Reformën, por shërbeu vetëm për të kthyer opozitën jashtë parlamentare në sistem.
?Marrëveshja në Këshillin Politik nuk është e plotë, nuk na ndalon askush që të bëjmë të plotë për iniciativën kushtetuese që u miratuan dje për ndryshime të tjera, për të pasur një reformë të plotë. Ajo marrëveshje nuk ka vlerë derisa nuk përfshin kërkesat e opozitës parlamentare?, tha Hajdari.
Pjesë e debateve në Komision u bë edhe deklarata e një dite më parë e Presidentit të Republikës, i cili e konsideronte Kuvendin ilegjitim për të miratuar ndryshimet kushtetuese.
?Si do të kaloni kur Presidenti njeh vetëm 82 vota, nisma do 84. Por nëse miratohet a do e dekretojë Presidenti këtë, pasi njihet edhe si gardian i fortë i Kushtetutës, por edhe ai është i dakordësuar më drafin?, tha Lita.
?Meta ka thënë nëse kalon marrëveshjen je i ligjshëm, pra nëse e voton sikur e ka sjellë Këshilli Politik je i ligjshëm, po se votove unë po flas në fakt je i paligjshëm?, u shpreh Manja.
Lidhur me këtë reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili nënvizoi faktin se drafti u miratua pa konsensus sepse opozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore, kërkuar si kusht nga Partia Demokratike.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/